Komuna e Çairit lëshon në përdorim bibliotekën e re të SH.F.K. “Jashar Bej Shkupi” në ditën botërore të librit

319
Me rastin e ditës botërore të librit, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu sëbashku me z. Fatmir Emini përfaqësues i donatorit kompanisë së mirënjohur “Eftinija Impeks”, drejtorin e shkollës z. Rahim Maksuti dhe drejtoreshën e Klinikës për sëmundje kirurgjike znj. Nermin Bajrami Shaqiri lëshuan në përdorim zyrtar bibliotekën e re shkollore të SH.F.K. “Jashar Bej Shkupi”.
Kjo hapësirë e bukur për lexim është rezultat i punimeve që po realizohen për renovimin e tërësishëm të kësaj shkolle fillore të cilat gjithashtu janë në përfundim e sipër.
Poashtu, Komuna e Çairit vazhdon edhe traditën e shpërndarjes së librave në të gjitha shkollat fillore në territorin e saj me rastin e ditës botërore të librit.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë