Komuna e Çairit me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Zemrës, ndezi dritat e kuqe para objektit të saj.
Drita e kuqe që simbolizon zemrën, le të jetë një sinjal për çdonjërin nga ne, të kujdesemi për organin më të rëndësishëm që ka trupi i njeriut, duke bërë kontrollime të rregullta, të miremi me sport dhe të konsumojmë ushqim të shëndetshëm.
Faleminderojmë rininë e Çairit, për idetë dhe propozimet që i adresojnë deri te Komuna, me qëllim të vetëdijësimit dhe inicimit për jetë më të shëndoshë dhe më të përgjegjshme të çdonjërit nga ne.