Komuna e Çairit në bashkëpunim me NPK “Shkupi Vjetër” filloi me largimin e automjeteve të shkatërruara nga hapësirat publike

75

Komuna e Çairit në bashkëpunim me Ndërmarrjen Publike komunale “Shkupi Vjetër” sot filloi me largimin e automjeteve të shkatërruara dhe të braktisura, rimorkiove dhe të ngjashme nga hapësirat publike në territorin e Komunës së Çairit në përputhje me dispozitat e Rregullores së miratuar që ka të bëjë me këtë çështje.

Paralajmërimet me shkrim u ishin vendosur më parë gjithsej 75 automjeteve të identifikuara të shkatërruara, duke dhënë kështu një afat prej 8 ditësh për heqjen e tyre nga vetë pronarët. Pas skadimit të afatit prej 8 ditësh nga inspektorët komunal dhe shërbimet e NP “Shkupi Vjetër” është bërë inspektim dhe është konstatuar se 54 automjete janë hequr tashmë nga pronarët.

Me aksionin që filloi sot do të largohen 21 automjetet e tjera të shkatërruara, të cilat do t’i nënshtrohen procedurave të mëtejshme në përputhje me Rregulloren, ku hapi i fundit pas skadimit të 30 ditëve nga mosparaqitja e pronarëve të automjeteve është shkatërrimi i tyre në një vend të veçantë.

Falënderojmë edhe qytetarët të cilët pas paralajmërimeve që vendosëm nga ana jonë, me vetiniciativë i larguan veturat e shkatërruara.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë