Komuna e Çairit nënshkroi Marrëveshjen kolektive me Sindikatën e Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve – SPOGJSH

26
Sot Komuna e Çairit nënshkroi Marrëveshjen kolektive me Sindikatën e Punëtorëve të Administratës, Organeve Gjyqësore dhe Shoqatave të Qytetarëve – SPOGJSH. Avancimi i të drejtave, detyrimeve, përgjegjësive dhe çështjeve të tjera që kanë të bëjnë me marrëdhëniet e punës së punëtorëve të Komunës së Çairit, si harmonizimin e pagave me rritjen e pagës minimale, rritjen e vlerës së regresit për pushim vjetor, pagesën e shpërblimeve jubilare janë disa nga çështjet që kanë të bëjnë me këtë marrëveshje.
Aktin e nënshkrimit të Marrëveshjes kolektive e bënë kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, kryetari i SPOGJSH Trpe Deanoski dhe kryetari i Organizatës Sindikale në Komunën e Çairit, Sabit Shabani.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë