Sot shënuam 95 vjetorin e themelimit të Shkollës Fillore “Liria”. Ky përvjetor është momenti historik që na bashkon për të vazhduar ta ruajmë të përjetshëm dhe të freskët kujtimin frymëzues për shumë gjenerata të misionarëve të arsimit kombëtar që mbajtën në këmbë themelet e kësaj shkolle.
Shkupi kujton me mall e frymëzim heroizmin dhe jetën e veprimtarit të arsimit, heroit për dituri e nder, Azem Marana – themeluesit të Shkollës Fillore “Liria” si dhe ndër themeluesit e degës së Lidhjes Nacional Demokratike Shqiptare në Shkup dhe bashkëveprimtarët e tij për përhapjen e arsimit shqip në këto troje.
Qofshin të përjetshme themelet e shkollës “Liria” dhe të gjithë shkollave tona! Qoftë i përjetshëm kujtimi për Azem Maranën, shokët e tij dhe të gjithë ata që dhanë jetën për arsimin tonë kombëtar!