Komuna e Çairit shënon Ditën Ndërkombëtare të personave me Down Syndrom nën moton #unëjamsiti

131

Komuna e Çairit shënon Ditën Ndërkombëtare të personave me Down Syndrom nën moton #unëjamsiti

Kjo ditë e shënuar në theks duhet të ketë mbrojtjen dhe promovimin e vlerave të qytetarëve të barabartë të vendit tonë, qytetarëve të prekur nga sindromi down, si persona që kanë veçantitë e tyre, ashtu siç i kemi të gjithë ne.

Të gjithë jemi të veçantë në formën dhe natyrën tonë. Dallimet tona janë vlerat që ne i sjellim shoqërisë. Andaj shoqëri e shëndoshë do të thotë shoqëri e diversitetit dhe shoqëri gjithëpërfshirëse.

Komuna e Çairit duke dashur të shprehë përkushtimin dhe obligimin qytetar dhe atë institucional, premton ndërmarrjen e të gjitha masave dhe hapave të nevojshëm, me qëllim të përmbushjes së nevojave të personave të prekur me këtë sindrom.

Si projekte konkrete të cilat Komuna e Çairit ka paraparë dhe mund ti përmendim janë: formimi i një qendre ditore për personat me nevoja të veçanta dhe ndërtimi I objektit të ri të shkollës ekzistuese “Idnina” në Çair, me të vetmin qëllim që këtyre fëmijëve dhe prindërve të tyre t’u garantojmë kujdesin e nevojshëm dhe të domosdoshëm.

#unëjamsiti

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë