Komuna e Çairit vazhdon me sanimin e rrugëve të dëmtuara në territorin e saj

132

Ekipi i punëtorëve për mirëmbajtjen e shtresës së asfaltit të rrugëve iu përvesh punës dhe përfundoi asfaltimin e pjesës së dëmtuar të bulevardit “Cvetan Dimov” që kishte nevojë për ndërhyrje të menjëhershme si një ndër zonat më të frekuentuara të komunikacionit.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu përmes faqes së tij zyrtare iu drejtua qytetarëve me këto fjalë: “Të nderuar qytetarë, e di saktësisht se cilat rrugë kanë nevojë për ndërhyrje në Çair dhe çdo ditë e imja në agjendën e punës ka prioritet kërkesat e juaja që po mundohem ti realizoj ndaj pak durim e besim! Shënojmë përparim në çdo sferë, por ka edhe shumë punë që bashkë do ti bëjmë realitet!”.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë