“Çairi është shtëpia e kampionëve të sportit” është pikërisht kjo fjalia që kryetari i Komunës, Visar Ganiu përshkroi sot imazhin sportiv të Komunës sonë të Çairit, në konferencën e sportit që u mbajt me moto “Sporti sot”.
“Dhash si shembuj kampionët tanë në fushën e sportit mes të cilëve FC Shkupin si kampione të Maqedonisë së Veriut, Klubin e Basketbollit Çairi 2030, Futsal klubin “Shkupi” dhe Futsal “Arben Bajramin”, Klubin e mundjes “Liria” – kampion i Maqedonisë – Sadie Dura, kampionja e parë shtetërore nga Çairi në mundje, Klubin e boksit “Shkupi” – kampion në seniorë, Klubi i Karatesë “Forza”, Klubin e Hendbollit të Femrave nga Çairi, i cili me ndeshjen e xhiros së dytë u fut në mesin e 16 klubeve më të mira që synojnë Kupën Evropiane, Klubin e shahut nga Çairi – Shkupi që këtë vit u bë pjesë e ligës së parë të shahut të Maqedonisë së Veriut. Megjithate nuk lash pa përmendur edhe fituesin e medaljes olipmike dhe që vije nga Çairi, Shaban Tërstena, kushtet për të cilat vazhdimisht po përpiqemi ti avancojmë në fushën e sportit, por gjithashtu ndalova edhe në faktin se ajo që është tepër e rëndësishme është se hapat e sigurt për të qenë të sukseshëm në sport duhet të nisin nga shkollat fillore”, ka deklaruar kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.