Komuna e Çairit njofton opinionin se, në kuadër të bashkëpunimit me UNDP-në dhe Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale, është përgatitur draft-versioni i Planit të Integruar të Zhvillimit Lokal për periudhën 2025–2029. Ky dokument strategjik paraqet bazën për planifikimin e zhvillimit afatmesëm të komunës dhe për përmirësimin e shërbimeve publike në të gjitha fushat me rëndësi për komunitetin.
Me qëllim të sigurimit të transparencës dhe përfshirjes së plotë të qytetarëve dhe palëve lokale, Komuna e Çairit organizon një konsultim publik, ku të pranishmit do të kenë mundësinë të japin mendimet dhe sugjerimet e tyre për përmirësimin e planit.
Takimi konsultativ do të mbahet më 25 nëntor 2025 (e martë), në orën 12:00, në sallën e madhe të Komunës së Çairit.
Ftojmë të gjithë qytetarët, organizatat dhe aktorët lokalë të marrin pjesë dhe të kontribuojnë në procesin e përbashkët të zhvillimit të komunës sonë.
