Kreu i Çairit Ganiu nikoqir i ministrit të Mjedisit, Nuredini

0

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, sot ishte nikoqir i ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Naser Nuredini. Takimi u realizua pak para fillimit të punimeve për rikonstruimin e tërësishëm të rrjetit të ujësjellësit në katër rrugë të Lagjes Seravë të Komunës së Çairit.

“Me ministrin Nuredini diskutuam për projektet aktuale, por edhe ato që na presin t’i realizojmë bashkë me Ministrinë që ai drejton, e që janë shumë jetike për banorët e Çairit”, ka thënë Ganiu.

Ai ka potencuar gjithashtu se ministrin e ka informuar që brenda 3-4 muajve vetëm në lagjen Seravë, ku jetojnë mbi 20 mijë banorë, do të investohen rreth 1.3 milionë euro për mirëmbajtjen e infrastrukturës nëntokësore. “Por, vura në dukje edhe faktin se rikonstruimi do të jetë etapor, pra do të punohet nëpër më shumë rrugë, njëkohësisht duke pasur kujdes mos të pengojmë qarkullimin e lirë të qytetarëve”, shprehet Ganiu.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë