“Shtëpia” e Universitetit Nënë Tereza po merr formën e vet të vërtetë.
Sot kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu bashkë me rektorin e UNT-së, Izet Zeqiri, profesorë dhe studentë ndoqën nga afër punimet që kanë filluar lidhur ne ndërtimin e Kampusit universitar të UNT-së te Kazerma “Ilinden”.
“Siç sqaroi edhe rektori Zeqiri, kampusi universitar do të jetë me të gjitha kushtet më moderne për studim në të gjitha drejtimet që ofron Universiteti Nënë Tereza”, ka deklaruar me këtë rast kreu i Çairit, Visar Ganiu.