Kryetari Ganiu mirëpriti legjendën në mundje Shaban Sejdiu

150
Shaban Sejdiu, njëri nga legjendat e gjallë të Olimpizmit Botëror dhe njëri nga më të mëdhenjtë në sportin e mundjes në nivel Botëror, pjesëmarrës në katër Lojëra Olimpike, ishte për vizitë sot në Komunën e Çairit. Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu pas takimit ka deklaruar se ndjehet tejet i nderuar që është njeriu i parë të cilit kampioni ia dhuron monografinë e tij “SHKËLQIMI I YLLIT” që do ta promovojë më datë 23.12.2022. Bashkë me Sejdiun, në takim ishte edhe njëri nga redaktorët e kësaj monografie të Botuar nga Komiteti Olimpik i Maqedonisë, Zoran Mihajllov.
“Suksesi sportiv i Shaban Sejdiut, që nisi në Shkollën Fillore “Liria” dhe e vazhdoi në një rrugë tejet të veçantë me përplot medalje e trofe në nivel kombëtar e botëror, na bën të ndjehemi gjithmonë krenarë dhe shembull për të gjithë. Uroj kampionin për këtë monografi me të cilën padyshim lenë gjurmë të pashlyeshme tek e ardhmja jonë e suksesshme sportive”, është shprehur Ganiu.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë