Komunat jo vetëm që janë hallkat kyçe ndërmjet sektorit të biznesit dhe zhvillimit ekonomik lokal, por në fakt edhe sektori i biznesit është faktori kyç për zhvillimin ekonomik lokal të Komunës sonë të Çairit.
Këtë e theksoi kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu në panel-diskutimin “Lidhja midis biznesit dhe zhvillimit ekonomik lokal” të organizuar nga UNDP dhe Ministria e Pushtetit Lokal.
“Ne çdo herë që flasim për bizneset e komunës sonë, ndihemi krenarë, mbi të gjitha, me arritjetet e tyre por edhe me raportin që kemi zhvilluar vite me radhë dhe vazhdojmë ta zhvillojmë. Është i pamohueshëm fakti se sektori i biznesit ka mbi të gjitha një kontribut të madh drejtpërsëdrejti në zhvillimin e arsimit në Komunën e Çairit. Si shembull Kompania Eftinia Impex është kontribuesja e vërtëtë në thuajse të gjitha institucionet tona edukativo-arsimore, madje duke ndërtuar objektin e ri SHFK “Ismail Qemali” me një sipërfaqe prej 560 m2 dhe që kushtoi mbi 500 mijë euro, njëlloj edhe Albiz me kontrobutin e veçantë në edukim dhe arsimim. Megjithate edhe ne si Komunë gjithnjë kemi patur si prioritet zhvillimin e bizneseve duke krijuar kushte sa më të mira për ata.
Në të ardhmen, së bashku me ekipet komunale, planifikojmë takime më të shpeshta me sektorin e biznesit dhe me propozime dhe përpjekje të përbashkëta për ta ngritur bashkëpunimin në nivel më të lartë”, ka deklaruar Ganiu.