Gjatë takimit tonë tejet miqësor u zotuam se do të vazhdojmë bashkëpunimin edhe më fuqishëm, sikurse me Federatën e Mundjes të Maqedonisë së Veriut ashtu edhe me Klubin e Mundjes “Liria”.
I urova mysafirët për sukseset që po i arrijnë vazhdimisht në arenën vendore, por dhe në atë ndërkombëtare dhe u përçova porosinë se ne jemi gjithmonë krah tyre.