Delegacioni i kryesuar nga Komisari i lartë i Misionit të OSBE-së për pakicat kombëtare z. Lamberto Zannier realizoi takim pune me kryetarin e Komunës së Çairit Visar Ganiu për të vëzhguar nga afër zbatimin e mekanizmave të trajtimit të barabartë të qytetarëve.

Gjatë shkëmbimit konstruktiv dhe pozitiv të mendimeve, ata konstatuan se respektimi i të drejtave të njeriut pa dallim të përkatësisë etnike janë shtyllë e demokracive të zhvilluara për të cilat duhet të përkujdesemi në vazhdimësi.