Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti sot boksierin Ardijan Azemi

39

Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu mirëpriti sot boksierin Ardijan Azemi sëbashku me trajnerin Naser Haruni dhe familjarët e tij për ta përgëzuar për medaljen e argjentë të fituar në turneun ndërkombëtar të boksit për juniorë në Vërbas (Vojvodinë – Serbi).

Lidhur me këtë takim, Kryetari Ganiu u shpreh se rruga e lavdisë sportive të Çairit vazhdon falë talentit, punës së përkushtuar të sportistëve tanë si Ardijan Azemi dhe punës profesionale të klubeve tona sportive në mesin e të cilëve është edhe Klubi i Boksit “Shkupi”.

Ai poashtu premtoi përkrahje maksimale për hapërim triumfal të Ardijanit në çdo sfidë sportive të së ardhmes dhe е inkurajoi të vazhdojë pasionin për boksin.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë