Sukseset e sportistëve tanë anembanë botës janë ambasadorët më të mirë të një vendi e kjo më së miri dëshmohet më të arriturat e sportistit të shquar dhe kampionit të shumëfishtë botëror në kik-boks, Mirdi Limani.

Në shoqëri të ish boksierit dhe tani trajnerit të njohur të klubit të boksit “Shkupi” nga Çairi, z. Naser Haruni, sot Kryetari i Komunës së Çairit z.Visar Ganiu në zyrën tij mirëpriti Mirdi Limanin me të cilin biseduan për zhvillimin e sportit në komunën tonë në përgjithësi dhe në veçanti për stimulimin e të rinjve të komunës sonë në sportet luftarake të boksit dhe kik-boksit.

Me këtë rast për gjithë të arriturat e tij dhe shpalljen 7 herë kampion botëror në 4 versione të kik-boksit në emër të Komunës së Çairit Kryetari Ganiu Mirdiut i ndau mirënjohje ndërsa e uruam që këtë vit boksieri jonë i njohur Haxhi Krasniqi të bëhet kampion botëror