Kryetari i Komunës z.Ganiu mirëpriti mundësit e Klubit të Mundjes “Liria”

30

Sot në komunën e Çairit, Kryetari i Komunës z.Ganiu mirëpriti mundësit e Klubit të Mundjes “Liria” të cilët i përgëzoi për suksesin e arritur, duke shtuar se ata janë ambasadorët më të mirë të komunës sonë në botë. Kreu i Komunës ju premtoi mbështetje dhe angazhim edhe në të ardhmen për të ndihmuar vazhdimësinë e sukseseve të tyre në arenën ndërkombëtare.

Në takimin me Kryetarin e Federatës së Mundjes së Maqedonisë z.Betim Vranezi, Nënkryetarin e Klubit të Mundjes “Liria” z.Ahmet Ademi dhe trajnerin e klubit z.Sufjan Ismaili ata njoftuan Kryetarin e Komunës se Klubi i Mundjes “Liria” në Kampionatin e fundit Botëror për junior që është mbajtur prej dates 19-23 shtator 2018 në Tërnava të Sllovakisë me përfaqësuesin e tyre për junior Fatih Veseli fituan vendin e pestë në botë. Poashtu në kampionatin e fundit për junior të Maqedonisë I cili u mbajt në Studeniçan me date 23.09.2018, 4 mundës të klubit “Liria” u shpallën kampion të Maqedonisë, njëkohësisht Klubi i Mundjes “Liria” për të katërtin vit me radhë shpallet edhe fitues I kupës së Maqedonisë. Në ballkanijadën për pionier të mbajtur në Sarajevë prej 07-10 shtator 2018, mundësi I ri Rexhep Pocesta e fitoi vendin e dytë ndërsa mundësi tjetër I këtij klubi Besir Alili fitoi vendin e parë për kadetë.

Komuna është duke punuar vazhdimisht në krijimin e kushteve sa më të mira për sportistët, fillimisht duke investuar në rregullimin e infrastrukturës sportive.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë