Kryetari Visar Ganiu vizitoi librarinë e re “Nobelbookstore”

8
Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu vizitoi librarinë e re Nobelbookstore të hapur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Lidhur me këtë vizitë kreu i Çairit përmes faqes së tij zyrtare në rrjetin social Facebook u shpreh: “Nuk mund të rrija pa e vizituar librarinë e sapohapur Nobel nga themeluesi Latif Mustafa, ambient që padyshim se i ka shtuar bukurinë vatrës sonë të kulturës, Çarshisë së Vjetër të Shkupit. Ju ftoj që ta vizitoni këtë vend të mrekullueshëm që padyshim se do t’ju frymëzojë duke ju larguar nga monotonia e përditshmërisë dhe do t’ju bëjë të kuptoni peshën e madhe të librit. Qoftë gjithmonë burim i pashtershëm vlerash mes gjeneratave.”

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë