Mbeturinat nuk e kanë vendin në rrugë! Respekto punën dhe djersën e punëtorëve të angazhuar për pastrimin e ambientit jetësor! Mos i dëmto ata, por ndihmoji për një ambient më të pastër!
Nga sot mbeturinat që shëmtonin lagjen e Topanës nuk do të shihen më në rrugë pasi ekipet komunale dhe Ndërmarrja Publike “Higjiena Komunale” pastruan hapësirën e ndotur. Poashtu inspektorati komunal gjatë ditës së djeshme ka parashtruar dënimet e para për dy qytetarë të Çairit, të kapur në momentin e ndotjes së qëllimshme të ambientit jetësor!
Për një Çair të pastër në çdo cep të tij!