Në shënimin e Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara, kryetari i Komunës së Çairit,Visar Ganiu qëndroi në Shkollën Fillore të Çairit, “Adem Jashari”, ku në bashkëpunim me Komunën tonë u mbajt një punëtori në të cilën u diskutua rëndësia e një përkujdesi sa më të madh ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara. Ndërkohë që u realizua aktiviteti i diskutimit me prindërit, stafin e shkollës dhe drejtoreshën Fitore Qerezi, fëmijët ishin të kyçur në aktivitete të ndryshme kulturore që ishin përgatitur bashkë me asistentët socialë.
“Me këtë rast theksova se ne si Komunë e Çairit i japim një rëndësi të jashtëzakonshme mirëqenies së personave me aftësi të kufizuara, ndërsa kur flasim për shkollat në të gjitha institucionet tona procesi edukativo-arsimor është gjithëpërfshirës”, deklaroi kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.