Në Komunën e Çairit, kryetari Izet Mexhiti mirëpriti z. Recep Altepe, ish-kryetar i Bashkisë së Përgjithshme të Bursës, një figurë e njohur për vizionin dhe kontributin e tij në zhvillimin urban dhe qeverisjen lokale. Vizita e tij përfaqëson një urim të ngrohtë pas fitores në zgjedhjet lokale dhe një mbështetje të qartë për drejtimin e ri që ka marrë Çairi.

Gjatë takimit, kryetari Mexhiti dhe z. Altepe shkëmbyen ide dhe përvoja mbi modelet e suksesshme të administrimit lokal, transformimin urban dhe forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional. Z. Altepe theksoi rëndësinë e Çairit si një qendër me identitet të fortë kulturor, vlera të thella komunitare dhe potencial të madh zhvillimor.

Kryetari Mexhiti shprehu mirënjohje për mbështetjen, respektin dhe fjalët e çmuara, duke theksuar se miqësia dhe partneriteti me Turqinë do të vazhdojnë të sjellin mundësi të reja dhe projekte të rëndësishme për komunën.