Të nderuar qytetarë,
Ju informojmë se Komuna e Çairit me të konstatuar defektin е ndriçimit publik në një pjesë të rrugës Ferid Murad ku disa nga shtyllat e ndriçimit nuk janë funksionale, menjëherë ka kontaktuar shërbimet e Qytetit të Shkupit që janë organi kompetent për mirëmbajtjen e rregullt të ndriçimit në këtë zonë dhe po bëhen përpjekjet maksimale për rregullimin sa më të shpejtë të këtij problemi.
Përcjellim edhe raportimet e vazhdueshme të qytetarëve në më shumë pjesë të Çairit dhe jemi të gatshëm të intervenojmë për sanimin e të gjitha defekteve të konstatuara të ndriçimit publik.
Gjithmonë në shërbimin tuaj!
Me respekt,
Shërbimi për informim
Komuna Çair