Në emër të qytetarëve të Komunës së Çairit, Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, faleminderoi fondacionet “Hap pas hapi“ dhe “MoneyGram“

136

Në emër të qytetarëve të Komunës së Çairit, Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, faleminderoi fondacionet “Hap pas hapi“ dhe “MoneyGram“ që po u dhurojnë nxënësve dhuratën më të çmuar për rritjen e aftësive të tyre të leximit dhe mendimit – 60.000 libra shkollorë në 336 shkolla fillore të vendit në mesin e të cilave janë edhe shkollat fillore të Çairit.
Ndër tjerash, kreu i Çairit theksoi: “T’ju kushtojmë më tepër kujdes pasurimit të bibliotekave shkollore dhe të ndikojmë fuqishëm përmes krijimit të bibliotekave shtëpiake në mbjelljen e dashurisë ndaj librit te fëmijët tonë si këshilltari më i mirë i ndërgjegjes. Le të shfytëzohet në mënyrën sa më produktive ky fond i ri i librave.”

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë