Në Komunën e Çairit u shpalos tabela me emrin e ri të rrugës “Jusuf Gërvalla”

175

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu së bashku me ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla dhe njëherësh e bija e veprimtarit Jusuf Gërvalla dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, deputeten e zonës nga radhët e BDI-së, Merita Koxhaxhiku, nënkryetaren e Aleancës për Shqiptarët dhe njëherësh këshilltare komunale, Bujare Abazi, kryetarin e degës së ASH-së në Çair, Zudi Koka, drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit-Shkup, Besim Koka, anëtarin e kryesisë Qendrore të BDI-së dhe ish-kryetar i Ligës së Boshnjakëve dhe dy mandate deputet, Rafet Muminoviq , zv/sekretarin e Qytetit të Shkupit, Aziz Maksuti, Besnik Ajetin koordinator i grupit të këshilltarëve të BDI-së në qytetin e Shkupit, sikurse edhe drejtorë të shkollave dhe qytetarë, sot shpalosën tabelën me emrin e ri të rrugës “Jusuf Gërvalla” në hyrje të Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Me këtë rast, Ganiu shprehu falënderimin dhe kënaqësinë që ministrja Gërvalla na nderoi me pjesëmarrjen e saj në aktin e shpalosjes së emrit të ri të rrugës.

Gjithashtu përkujtoi se me vendosjen e emrit të Jusuf Gërvallës në këtë rrugë të Komunës së Çairit, çdo ditë do ta kujtojmë veprimtarinë e njeriut që aq shumë e deshi kombin, lapsin, fjalët e bukura e muzikën. “Jusuf Gërvalla kishte edhe një lidhje të veçantë me Shkupin, sepse një kohë të konsiderueshme punoi si gazetar pikërisht këtu”, ka shtuar Ganiu.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ndërkaq u falënderua pa masë për këtë akt të nderimit të babit të saj, veprimtarit Jusuf Gërvalla.

Ministrja Gërvalla me këtë rast vizitoi edhe Çarshinë e Vjetër të Shkupit dhe ndaloi tek murali i punuar me mozaik në Sheshin Skënderbeu, ku gjendet edhe figura e Jusuf Gërvallës.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë