Parku i ri në Fushë Topanë kënaqësi për sytë dhe vendi më i ri i argëtimit për fëmijët e lagjes

10

Revitalizimi i parkut më të madh në lagjen Fushë Topanë është edhe një fryt i bashkëpunimit ndërinstitucional mes Komunës së Çairit, Qytetit të Shkupit dhe Ndërmarrjes Publike “Parqet dhe gjelbërimet”. Me proces të koordinuar pune arritëm sëbashku t’ia rikthejmë bukurinë kësaj lagje dhe të ruajmë imazhin e Çairit si njëra nga komunat më të gjelbërta.

Lidhur me këtë ngjarje, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu u shpreh: “Për të shijuar shtresën e re të gjelbërt në sipërfaqe të përgjithshme prej 9 121 m2, si Komunë e Çairit në dispozicion të qytetarëve vendosëm: korsi të reja për lëvizjen e qytetarëve, lojëra për fëmijë, ulëse parku dhe shporta për mbeturina. Poashtu dëgjojmë me vëmendje edhe çdo kërkesë të qytetarëve në këtë drejtim. Bashkë me kryetarin e Qytetit të Shkupit dhe drejtorin Ardijan Muça do të vazhdojmë hapat e përbashkëta të realizimit të projekteve për përkujdes ndaj ambientit jetësor dhe përmirësim të cilësisë së jetës së qytetarëve. Le ta gëzojnë banorët dhe le jetë ky park vend i freskisë dhe gjallërisë fëmijërore.”

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë