Sot kishim për vizitë përfaqësues të shkollave nga Franca, Turqia dhe Bullgaria që bashkë me Shkollën Komunale të Çairit Jashar Bej Shkupi po realizojnë projektin: “Gender Equality, Women in Progress” si pjesë e Programit të BE, Erasmus +.
Mysafirët u pritën nga nënkryetarja e Komunës së Çairit, Sermine Purrini e cila njëkohësisht theksoi rëndësinë e avancimit të femrës dhe pjesëmarrjen e saj në proceset thelbësore në shoqerinë tonë dhe poashtu theksoi përkrahjen të cilën e jep vazhdimisht në këtë drejtim kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.