Përfaqësuese të Komunës së Pejës për vizitë Komunën e Çairit

90

14 përfaqësuese të Komunës së Pejës sot vizituan Komunën e Çairit, ku edhe realizuan një takim me kryetarin e komunës z. Visar Ganiu, në fokusin e të cilit mbi të gjitha ishte pozita e gruas në shoqërinë tonë.

Mysafireve nga Peja, sa për ilustrim se si duket përfaqësimi i gruas në Komunën e Çairit, kreu i Çairit Ganiu ua prezantoi faktin se nga 12 institucione eduktivo-arsimore të Komunës sonë, 7 drejtohen nga gratë, 5 shkolla fillore dhe 2 kopshte.

Ai poashtu theksoi se në Komunën e Çairit funksionon edhe Zyra për të drejtat e grave që është hapur në bazë të aktvendimit të miratuar nga Këshilli i Komunës dhe kemi edhe koordinatoren për barazi gjinore.

Komuna e Çairit dhe Komuna e Pejës kanë miratuar aktvendim për binjakëzim, memorandumi ekziston dhe pritet vetëm nëshkrimi.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë