Në lagjen Seravë është finalizuar projekti për asfaltimin e rrugës “LPK”, duke përfshirë rregullimin e pusetave dhe intervenimin në një pjesë të rrjetit atmosferik, aty ku ka qenë e domosdoshme. Rruga është tashmë e sistemuar, e sigurt dhe gati për përdorim nga qytetarët.

Gjatë vizitës në terren, banorët shprehën vlerësim për ritmin dhe cilësinë e punimeve, duke e konsideruar këtë investim si një hap konkret drejt përmirësimit të lagjes.

Ky projekt është pjesë e angazhimeve të Komunës së Çairit për modernizimin e infrastrukturës lokale dhe krijimin e kushteve më të mira për jetën e përditshme të qytetarëve.

Çairi po ecën përpara — me investime që sjellin ndryshim të vërtetë, lagje pas lagjeje.