Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu inspektoi cilësinë dhe dinamikën e punës për përmirësimin e infrastrukturës rrugore në rrugën “Klinska Lesa” të lagjes Seravë.

Lidhur me këtë ai u shpreh: “E Dielë e bukur me diell dhe kohë ideale për të kryer punë të dobishme në shërbim të jetës së qytetarëve. I shoqëruar nga qytetarë të lagjes Seravë, inspektova realizimin e punimeve për rregullimin e infrastrukturës rrugore që po i zhvillojmë në rrugën Klinska Lesa. Me kënaqësi dëgjova edhe kërkesat tjera të bashkëqytetarëve tanë të kësaj zone për çështjen e ndriçmit publik për rregullimin e të cilit do të ndërmerren masa të menjëhershme.