Projekti i Qytetit të Shkupit për ndërtimin e dy rrethrrotullimeve dhe rekonstruimin e tërësishëm të zonës rrugore në Momin Potok i rëndësishëm për qytetarët e Komunës së Çairit

103
Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu bashkë me kryetarët e komunave të Butelit, Karposhit dhe Qendrës morrën pjesë në promovimin e fillimit të një projekti tjetër të Qytetit të Shkupit dhe kreut të saj z. Petre Shilegov për përmirësimin e infrastrukturës rrugore të qytetit dhe për lidhje më efikase ndërkomunale.
Bëhet fjalë për dy rrethrrotullimet e reja që do të ndërtohen në zonën e quajtur Momin Potok për të lidhur bulevardet Nikolla Karev, 8 Shtatori dhe Sllovenia. Poashtu projekti përfshin edhe rekonstruimin e tërësishëm rrugor, me korsi për biçikleta dhe trotuare nga të dyja anët e rrugës. Për shkak të lumit Seravë është paraparë edhe ndërtimi i dy urave.
Duke e pasur parasysh se në këtë zonë në ditë qarkullojnë rreth 25.000 vetura dhe qytetarët e Çairit e përdorin si arterie lidhëse me Komunën e Karposhit realizimi i këtij projekti është i shumë i rëndësishëm për qytetarët e Çairit.
Vlera e projektit: 18 milionë euro
Sipërfaqja e punës: 1600 metra.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë