Punëtorët sezonal të Komunës së Çairit pastruan oborrin dhe parkun e shkollës fillore “Adem Jashari”

317
Nën moton “Ta ruajmë Ambientin e sidomos hapësirat e gjelbërta të shkollave tona” në Janar të këtij viti punëtorët sezonal të Komunës së Çairit pastruan oborrin dhe parkun e shkollës fillore “Adem Jashari”.

Me kërkesë të banorëve dhe vizituesve të këtij parku në Çair ku tash në sezonin veror parku i kësaj shkolle është më i frekuentuar, Komuna e Çairit prap angazhoi punëtorët sezonal dhe inspektoratin për mirëmbajte të hapësirave të gjelbërta për pastrimin dhe rregullimin e hapësirave të gjelbërta në këtë shkollë.

Edhe kësaj radhe një dyzinë thasë me bërllog, kryesisht ambalazhë e ushqimeve e pijeve, por edhe mbeturina tjera, janë hequr sot nga oborri i shkollës “Adem Jashari”. Dallimi tashmë është i dukshëm dhe oborri i shkollës tani ka marrë pamje krejtësisht tjetër.

Me këtë rast, Komuna e Çairit u bën thirrje banorëve, vizituesve, prindërve dhe udhëheqësisë të shkollës që të kujdesen më shumë në të ardhmen, në mënyrë që të kemi një mjedis më të denjë.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë