Raporti njëvjeçar i punës së Kryetarit të Komunës së Çairit Visar Ganiu

391

Të nderuar qytetarë të Çairit,

U bë një vit i plotë që nga çasti kur morra besimin tuaj për të udhëhequr komunën tonë. Duke u bazuar në parimin e llogaridhënies dhe transparencës si shtylla bazë të kodit etik të funksionarëve lokal po prezantoj para jush raportin e punës tonë njëvjeçare. Ajo që kisha primare që në fillim të marrjes së mandatit ishte ti përgjigjem zërit të kërkesave tuaja që ishin të përfshira në dy faqet e fundit të “Kontratës” e që kishin të bëjnë me përmirësimin e infrastrukturës rrugore (asfaltimin e rrugëve dhe bekatonizimin e trotuareve), ngritjen e nivelit të pastërtisë publike, krijimin e zonave të gjelberta dhe këndeve për fëmijë.

Duke dashur që të jap një raport për punën e deritanishme në këtë afat të shkurtër kohor, se çka është bërë në Çair po i potencoj veprimet e ndërmarra nga ana e Komunës së Çairit gjatë këtij viti:

• Asfaltuam 2500 m2 rrugë në kompetencë të Komunës së Çairit për një vit, riparuam trotuare me material të asfaltit në gjatësi prej 800 m2 dhe riparim anësor 500 m;
• Rregulluam trotuare me bekaton në hapësirë prej 2500 m2 dhe anësor 500 m;
• Fituam grantin nga Banka Botërore për rekonstruimin e kalldërmës së Çarshisë së Vjetër dhe zhvillimin e turizimit (unifikimin e vitrinave të dyqaneve)
•Aplikuam për kredi në Bankën Botërore me projektin për panele solare të objektit të Komunës dhe shkollave fillore dhe kopshteve për fëmijë;
• Në bashkëpunim me organizatën Habitat filluam projektin për efikasitet energjetik për banesat kolektive;
• Kanë përfunduar projektet për ndërtimin e rrethrrotullimeve në udhëkryqim që lidh rr. Kemal Sejfulla dhe Brigada e Dytë Maqedonase dhe në rr. Xhon Kenedi;
• Krijuam parqe të reja në lagjen Fushë Topanë dhe Çair të Vjetër me Ndërmarrjen Publike “Parqet dhe gjelbërimet”;
• Vendosëm pajisje urbane në parqet e reja (shporta për mbeturina dhe ulëse parku);
• Projektin për tribunën e re të stadiumit të K.F. Shkupi e bëmë pjesë të Buxhetit te UEFA – së për vitin 2019;
• Përkrahëm suksesin e sportistëve të rinjë përmes finansimit të pjesëmarrjes së tyre në shumë gara sportive;
• Krijuam 2 fitnes zona në hapësira të hapura;
• Krijuam korsi të re për biçikleta përgjatë bulevardit “Brigada e Dytë Maqedonase”;
• Ndihmuam dhe bashkëpunuam në realizimin e projekteve të organizatave joqeveritare dhe organizatave për trajtimin e personave me nevoja të veçanta;
• Organizuam koncerte për shënimin e datave të rëndësishme kombëtare si dhe kremtuam Ditën e Alfabetit në prani të delegacionit me zyrtarë të lartë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia ku prezantuam simbolin e ABC-së në Sheshin Skenderbeu;
• Janë ndërmarrë aksione masive për mirëmbajtjen e pastërtisë së ambientit jetësor ku u angazhuan të gjithë punëtorët sezonal të Komunës;
• Mirëmbajtja e rregullt e ndriçimit publik në territorin e Komunës së Çairit;
• Është realizuar krasitja e degëve të drunjve si dhe prerja e drunjve të rrezikshëm në prag të rënies në rrugët “Xhon Kenedi”, “Brigada Maqedone-Kosovare”, “Brigada e Dytë Maqedonase”, “Hristijan Todorovski Karposh”, “Kemal Sejfulla” dhe në vijim është krasitja e drunjve në Parkun e Çairit. Drunjtë e vjetëruar janë shëndërruar në vepra artistike (shtëpiza të drurit);
• Angazhimi i inspektoratit komunal për largimin e shitësve jolegal nga hapësirat publike ku qarkullojnë qytetarët;
• U rregullua bulevardi në zonën e Bit Pazarit me vendosjen e një taksi stacioni të ri, mbjelljen e drunjve përgjatë bulevardit, vendosjen e shtyllave që do të parandalojnë parkimin e veturave nëpër trotuare dhe dislokimin e shitësve të luleve;
• Dizajnimi i web faqes së re në dy gjuhë si mekanizëm efikas i transparencës dhe komunikimit me qytetarët. Krijimi i shërbimit “Kontakto Komunën” përmes së cilit qytetarët mund të parashtrojnë kërkesat e tyre.

Viti 2019 do të jetë vit i vazhdimësisë së punës tonë dinamike dhe i realizimit të këtyre premtimeve:
– Ndërtimi i kopshtit të ri për fëmijë “Bambi”,
– Ndërtimi i Pishinës shkollore;
– Rekonstruimi të Palestrës sportive “Partizan”
– Ndërtimi i bibliotekës komunale
– Ndërtimi i leximores së re
– Ndërtim i garazheve në kate
– Rregullimi i komunikacionit njëkahësh në lagjet Çairi i Vjetër, Gazi Babë dhe Fushë Topanë;
– Ndërtimi i rrethrrotullimeve të reja si dhe projekte tjera

Gjithmonë në shërbim tuajin e të përkushtuar për të përmisëruar cilësinë e jetesës

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë