Sahat Kulla – E ndërtuar në shekullin 16 në veri të Xhamisë së Sulltan Muratit, në lartësi që ka dominuar mbi çarshinë. Ajo është ora e parë publike me katër numërorë, në formë të sahat kullës (me themel 2.5 deri në 2.5 m) e ndërtuar në tërë territorin e perandorisë osmane. Tash, ora nuk punës pasi që mekanizmi i saj është dërguar në riparim para tërmetit në vitin 1963 dhe akoma nuk i është kthyer objektit.