Nuk ka gjë më të bukur që këtë ditë mjaft të rëndësishme për shqiptarët-Ditën e Flamurit kombëtar ta shënojmë bashkë me nxënës, prindër, veteranë të arsimit, në shkollën komunale të Çairit që bartë emrin e arkitektit të Pavarësisë së Shqipërisë, Ismail Qemali.
”Sot njëkohësisht festuam edhe patronazhin e kësaj shkolle dhe me këtë rast deri tek nxënësit përçova porosinë se amaneti i Ismail Qemalit 110 vite më parë ishte ishte të jemi gjithmonë të bashkuar nën një Flamur dhe një gjuhë, pa marrë parasysh se ku jetojmë dhe se këtë amanet duhet ta percjellim gjeneratë pas gjenerate”, tha kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.