Në shkollën fillore “Vasil Gllavinov” të Komunës së Çairit, u mbajt ushtrim simulues për mbrojtje dhe shpëtim nga fatkeqsitë e tërmeteve dhe zjarreve.
Në këtë aktivitet ishin të përfshirë nxënës, punonjës të shkollës, përfaqësues të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Kryqi i Kuq, Shoqata e Zjarrëfikësve vullnetarë “Bajram Miftari” nga Çairi, si dhe Stacioni Policor Bit Pazar. Aktivitetet e tilla janë mjaftë të rëndësishme dhe mbi të gjitha kur të njëjtat realizohen në bashkëpunim me të gjithë strukturat.