Shaban Tërstena i dekoruar me çmimin “8 Shtatori”

39
Sportisti ynë me famë botërore Shaban Tërstena sot mori çmimin “8 Shtatori” nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.
“Për mua është nderë i veçantë që isha krah Shaban Tërstenës në këtë ditë kaq të rëndësishme për te dhe për të gjithë ne”, është shprehur kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu i cili ishte i pranishëm në ndarjen e çmimit.
Shaban Tërstena në ditën kur po shënohet 31 vjetori i pavarësisë së Maqedonisë së Veriut, u shpërblye për medaljen e artë në mundje në Lojërat Olimpike të vitit 1984 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, medaljen e argjendtë në Lojërat Olimpike në Seul, në vitin 1988 dhe medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të Mundjes në vitin 1982 dhe për të gjitha rreth 750 fitoret që arriti në mundje.
Tërstena është kampion i shumëfishtë i Jugosllavisë për të rinj dhe senior, ndërsa u shpall edhe sportist i shekullit të 20-të i Maqedonisë së Veriut.
“Unë përgëzoj bashkëqytetarin tonë Tërstenën që mori sot këtë çmim të lartë shtetëror dhe e falënderoj pa masë që gjithë këto vite na bëri e vazhdon të na bëjë krenarë”, tha Ganiu.
Ai gjithashtu përgëzoi edhe tre sportistët e tjerë Olivera Nakovska – Bikova, Branimir Jovanovksi dhe Dejan Georgievski që morën çmimin “8 Shtatori”

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë