Ndërmarrja Publike “Rrugë dhe rrugica – Shkup” në koordinim me qytetin e Shkupit dhe Komunën e Çairit mbrëmë realizuan aksionin për shenjëzimin e sinjalizimit horizontal në disa rrugë dhe bulevarde të Komunës së Çairit.
Në aksionin e mbrëmshëm u punua në bulevardet “Cvetan Dimov” dhe “Hristijan Todorovski Karposh” dhe rruga “Brigada e dytë maqeodnase”, ku me dorë dhe makineri me ngjyrë të bardhë u shënjuan korsitë rrugore, kalimet e këmbësorëve dhe shtigjet e çiklizmit në këto rrugë.
Përveç shenjëzimit të sinjalizimit horizontal, vazhdojnë aktivitetet për vendosjen e shtyllave të gomës në shtegun e çiklizmit në rrugën “Brigada e dytë maqedonase”.