Shënojmë ditën ndërkombëtare të shëndetësisë

97
Në Ditën ndërkombëtare të shëndetësisë – 7 Prillit, kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu bashkë me nxënës dhe arsimtarë të shkollave fillore vizituan tre institucione publike shëndetësore që gjenden në Komunën e Çairit.
Me këtë rast dhuruan edhe piktura që nxënësit е shkollave të Çairit i kishin përgatitur si shenjë falënderimi për heronjtë tanë – mjekët dhe gjithë stafin mjekësor, të cilët ende po vazhdojnë ta zhvillojnë betejën që nisën mbi dy vite më parë me pandeminë Covid-19.
Bashkë me fëmijët e shkollave “Hasan Prishtina”, “7Marsi”, “Jashar Bej Shkupi”, “Kongresi i Manastirit”, “Liria”, “Imri Elezi”, “Ismail Qemali”, “Tefejuz” dhe “Vasil Glavinov”, pikturat ia dhuruan drejtorit të Gjinekologjisë së Çairit “Nënë Tereza”, Bashkim Ismaili, drejtorit të Mjekësisë së Punës, Aziz Maksuti dhe përgjegjësit të Poliklinikës së Çairit, Selajdin Memeti.

 

x

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë