Shkolla Fillore “Teffejuz” festoi 135 vjetorin e ekzistencës së saj. Ganiu uroi nxënësit dhe misionarët e arsimit të kësaj shkolle

109

Shkolla Fillore “Teffejuz” që nga viti 1884 kur filloi me punë është vatër shumë e çmuar e diturisë nga ku janë edukuar dhe kanë filluar rrugëtimin e dijes gjenerata të shumta që më pastaj në vitet e jetës janë vënë në shërbim të përparimit të vendit tonë.

Në manifestimin për shënimin e ditëlindjes së kësaj shkolle që është simboli më i mirë i bashkëjetesës mes kulturave të ndryshme që i bashkon një mision – drita e diturisë, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu shprehu mirënjohje të thellë ndaj sakrificës e përkushtimit të shumë misionarëve të arsimit përgjatë viteve të funksionimit të kësaj shkolle dhe urimet e tij të përzemërta ndaj udhëheqësisë së shkollës.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë