Shoqata për zhvillim rajonal, Balkan Ekonomik Forum (BEF) sëbashku me Komunën e Çairit vazhdon me realizimin e aktiviteteve të parashikuara në suaza të projektit “Të pastër dhe të shëndetshëm”

14

Këtë herë i njoftojmë fëmijët me atë se ÇKA ËSHTË MJEDIS JETËSOR? Qëllimi është përmes qasjes argëtuese dhe interaktive fëmijët vizuelisht të njoftohen me mjedisin jetësor, përfitimet prej tij dhe kujdesi për të. Në këtë mënyrë ndikojmë në zhvillimin e eko gjeneratave të ardhshme,të cilët do të vazhdojnë të ndërtojnë mjedis jetësor të pastër dhe të shëndetshëm. Pasqyra nuk mund të jetë e plotë në qoftë se grupet inkluzive nuk janë të përfshirë në procesin e edukimit. Nga kjo,Balkan Ekonomik Forum të gjitha aktivitetet proektuese i adapton për fëmijët sociale inkluziv.

Prandaj,ndani pjesë nga koha juaj dhe sëbashku me fëmijet tuaj shiheni këtë video edukative. Çka është mjedisi jetësor? Të njejtën mund ta shkarkoni nga kanali Youtube i BEF ose direkt nga web faqaja e BEF-it

Në gjuhë maqedonase:
You tube: https://youtu.be/ddZPrrZTJmY ose
Web site: http://www.balkaneconomicforum.org/wp/cistiizdravi/

Ne gjuhë shqipe:
You tube: https://youtu.be/6ne4FTs_ls4 ose
Web site: http://www.balkaneconomicforum.org/…/te-paster-dhe-te-shen…/

Gjithsesi edhe librat tanë të ilustrar të cilat më i kemi publikuar dhe shpresojmë se ju kanë pëlqyer,janë të pershtatura për fëmijet e grupeve sociale inkluzive gjegjësisht të inçizuara në audio format.Vizitoni faqen e BEF-it dhe ndëgjoni ato.
Na ndiqni,së shpejti do të jetë i publikuar aplikacioni mobil Të pastër dhe të shëndetshëm,qasje argëtuese dhe edukative për tërë familjen!!!

Komuna Çair sëbashku me Shoqatën për zhvillim rajonal, Balkan Ekonomik Forum (BEF) dhe Civika Mobilitas kujdesen për mjedisin në të cilin jetojnë gjeneratat e ardhshme.

PASTROJMË SËBASHKU, RRITEMI SËBASHKU!
Projekti është I mbështetur nga programi CIVICA Mobilitas, një program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) për mbështetjen e shoqërisë civile në Maqedoni, i zbatuar nga NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCIC) dhe Komisioni Federal i Shërbimit Publik (SWG) nga Suedia.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë