Me një pjesëmarrje të konsiderueshme të qytetarëve, në hapësirat e Komunës së Çairit u realizua sot aksioni për dhurim gjaku, në bashkëpunim me Institutin për Mjekësi Transfuzionale dhe Kryqin e Kuq. Gjatë intervalit kohor nga ora 11:00 deri në 15:00, shumë qytetarë, të punësuar dhe përfaqësues të institucioneve arsimore iu përgjigjën thirrjes për të kontribuar në këtë nismë humanitare.

Aksioni dëshmoi edhe një herë frymën e solidaritetit në komunitetin tonë, duke dhënë një kontribut të drejtpërdrejtë në shpëtimin e jetëve dhe forcimin e kulturës së dhurimit vullnetar të gjakut.