Takim koordinues me Komandantin e stacionit të Policisë dhe kryetarin e Esnafit të Çarshisë

174

Komandanti i Stacionit të Policisë-Bit Pazar, Dugagjin Kashtanjeva dhe kryetari i ri i Esnafit të Çarshisë së Vjetër, Bujar Dullovi qëndruan sot për vizitë në Komunën e Çairit me ç’rast realizuan një takim mjaft të frytshëm me kryetarin Visar Ganiun.

“Çarshia e Vjetër, esnafët e saj, krijimi i kushteve sa më të mira ishte në fokusin e bisedës. Ndërsa u zotuam se bashkërisht do të bëjmë shumë më shumë për xhevahirin tonë të çmuar, zemrën e Çairit-Çarshinë e Vjetër të Shkupit”, ka deklaruar kryetari i Çairit, Visar Ganiu pas takimit.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë