Takimi i 20-të i Komitetit të Përbashkët Konsultativ të CoR dhe Maqedonisë së Veriut

27
Në cilësinë e nënkryetarit të BNJVL-së dhe kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, bashkë me Ambasadorin e BE-së në vend, Dejvid Gir, ministrin e Pushtetit Vendor, Risto Penov, kryetaren e Shkupit dhe të BNJVL-së, Danella Arsovska, Jasna Gabriq, kryetare e Komunës Trbovlje, analisten politike nga Brukseli, Marta Muçnik dhe përfaqësues të tjerë nga BE, diskutuan mbi hapat e rinj të rrugës së Maqedonisë së Veriut drejt Bashkimit Evropian.
“Me kë rast mbi të gjitha theksova se mbetet përkushtimi ynë i vazhdueshëm si BNJVL për të vazhduar procesin e decentralizimit, duke mundësuar më shumë mjete financiare për komunat dhe duke i orientuar kapacitetet dhe resurset komunale për shfrytëzim më të madh të mjeteve dhe mundësive evropiane që janë në dispozicion për vendin tonë.
Gjithashtu shtova se shkëmbimi i përvojave me kolegë nga vendet e tjera është i rëndësishëm për ne dhe në këtë drejtim pres praktika dhe histori të mira që do të na frymëzojnë në mënyrë që të përmirësojmë kushtet e jetesës së qytetarëve tanë”, ka deklaruar Visar Ganiu, kryetar i Komunës së Çairit.

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë