Thirrje për kategorinë e bujqve të paregjistruar

156

NJOFTIM I RËNDËSISHËM NGA SHTABI I KRIZËS SË KOMUNËS SË ÇAIRIT

SHKARKO KËRKESËN

Shtabi i krizës i Komunës së Çairit për parandalimin dhe ballafaqimin me Korona virusin Kovid 19, në pajtim me masat dhe rekomandimet e dhëna të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për qarkullim të kufizuar, i miratoi këto përfundime:

Ju drejtohet njoftim të bujqve të paregjistruar në territorin e Komunës së Çairit që kanë tokë bujqësore ose shtallë dhe duhet të kryejnë punë bujqësore gjatë kohës së orës policore gjatë vikendit të vazhduar (E Shtunë, E Diel dhe E Hënë – 18,19,20 Prill 2020), detyrimisht duhet të dërgojnë kërkesë tek Shtabi i Krizës së Komunës së Çairit në këtë adresë
elektronike info@cair.gov.mk ose të dorëzojnë kërkesë në arkivin e Komunës së Çairit, më së voni deri të Enjten (16.04.2020) në ora
14:00 dhe duhet ti plotësojnë kriteriumet në
vijim:

– fletëpronësi për tokën bujqësore ose shtallën ose

– kontatë për qera.

– Në kërkesë të potencojnë destinacionin fillestar dhe final të lëvizjes

– Të përcaktojnë interval kohor të daljes dhe kthimit i cili nuk mund të jetë më i gjatë se një orë.

Kërkesën në formë elektronike do të mund ta shkarkoni në këtë LIDHËSE.

Me respekt,

Merr përditësime në kohë reale në pajisjen tënde, regjistrohuni tani.

Ju gjithashtu mund të shfletoni

Ky website përdor cookies për të përmirësuar përvojën tuaj. Ne do të supozojmë se jeni në rregull me këtë, por mund të zgjedhni nëse dëshironi. I pranoj Lexo më shumë