“Unioni i Bashkive Shqiptare në rajon” do të bashkojë më shumë se kurrë bashkitë shqiptare të rajonit. Komuna e Çairit konfirmon anëtarësimin e saj në familjen e madhe të bashkive shqiptare

28

Bashkitë shqiptare në rajon tashmë falë ekzistencës së formalizuar edhe në aspektin juridik të Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon me seli në Tiranë, do të bashkojnë forcat dhe do të mbështesin fuqishëm njëra tjetrën në qëllimin për të garantuar cilësi më të mirë jetese për qytetarët e tyre.

Për të konfirmuar anëtarësimin e Komunës së Çairit në këtë union me vlerë kaq të madhe për avancimin e kauzës së shqiptarëve, kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu zhvilloi takim pune me drejtoreshën ekzekutive të Unionit të Bashkive Shqiptare në rajon znj. Andriola Kambo. Së shpejti, në horizont shumë projekte dhe iniciativa të përbashkëta.

Добијте ажурирања во реално време директно на уредот, сега се претплатите.

Објави од иста категорија

Оваа веб-страница користи колачиња за да го подобри вашето искуство. Ќе претпоставиме дека сте во ред со ова, но можете да се откажете ако сакате. Прифати Прочитајте повеќе