Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sot u ndau vendime pune 26 mësimdhënësve të 8 shkollave të Komunës së Çairit – “Hasan Prishtina”, “Liria”, “Jashar Bej Shkupi”, “Vasil Gllavinov”, “7 Marsi“, “Imri Elezi” dhe “Ismail Qemali”, si dhe shkollës për të rritur “Makarenko”.
Ganiu me këtë rast theksoi se si kryetar dhe institucioni që drejton – Komuna e Çairit, gjithmonë ka qenë dhe do të vazhdojnë të jetë krah nevojave të mësimdhënësve, prindërve dhe nxënësve.
“Ndërkohë, forcimi i kapaciteteve kadrovike është mision i rëndësishëm dhe që padyshim kontribuon në mbarëvajtjen e një procesi cilësorë dhe inovativ edukativo-arsimor. Kur kemi mësimdhënës që ndjekin trendin bashkëkohor të reformimit të arsimit, fëmijët tanë janë në hap me kohën, e ardhmëria jonë është më e sigurt dhe gjithsesi edhe më e ndritur”, ka thënë kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu.