Kërkesat e qytetarëve janë prioritet i yni dhe këtë më së miri e dëshmon vendosja e semaforëve në bulevardin “Hristijan Todorovski Karposh” që u realizua në koordinim të përbashkët mes Komunës së Çairit dhe Qytetit të Shkupit.
Faleminderojmë Qytetin e Shkupit për bashkëpunimin dhe ekipin e NP “Rrugët dhe rrugicat” që realizuan procesin e instalimit të semaforëve të cilat dukshëm do të rrisin nivelin e sigurisë së qytetarëve në komunikacion.