Pas përfundimit të punëve përgatitore në aspekt të dokumentacionit dhe punëve teknike, Komuna e Çairit dhe Ministria e Arsimit shënuan sot zyrtarisht fillimin e procesit të ndërtimit të palestrës së re sportive të Shkollës Fillore “Kongresi i Manastirit me vendosjen e gurëthemelit të saj. Njoftoj se palestra do të mbajë emrin e legjendës së sportit dhe pishtarit të arsimit Alush Hamidi.

Realizimin e këtij projekti, Kryetari i Komunës së Çairit Visar Ganiu dhe Ministri i Arsimit dhe Shkencës Arbër Ademi ia kanë dhënë vetes si obligim moral në shenjë respekti ndaj angazhimit të deritanishëm për promovimin e vlerave sportive të shumë gjeneratave veprimtarësh para nesh.

Detajet e projektit:
– Vlera: 24 milion denarë dhe
– Hapësira e përgjithshme e palestrës: 650 m².

Të pranishëm në inagurimin e projektit ishte delegacioni i kryesuar nga Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim Ali Ahmeti, Zëvendës Kryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani, Kryetari i parë i Shkupit të Vjetër Izet Mexhiti, Ministri për Investime Vendore Hisen Xhemaili, shumë veprimtarë të arsimit dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore që uruan mbarësi të procesit të ndërtimit.