Kryetari i Komunës së Çairit ashkë me komandantin e stacionit policor të Bit Pazarit, z. Enver Selami, sot në Komunën e Çairit pritën në takim pune Zëvendës Ministrin e Punëve të Brendshme, z. Agim Nuhiu.
Gjatë bashkëbisedimit me Zëvendës Ministrin Nuhiu shqyrtuan shumë çështje që ndërlidhen me sigurinë në komunën e Çairit. Poashtu diskutuan edhe për rëndësinë e vazhdimit të bashkëpunimit të mëtejshëm në mes qeverisjes lokale dhe asaj qëndrore, ofrimin e kushteve më të mira për qytetarët dhe ripërtëritjen e koordinuar të sigurisë në nivel lokal dhe qendror, përforcimin e masave në akset rrugore si dhe punë te tjera që janë brengë e qytetarëve të Çairit.
Në shenjë respekti, Zëvendës Ministrit Nuhiu i Kreu i Çairit i dhuroi pllakatën e Nënës Terezë e cila simbolizon humanizmin që ndërlidhet me misionin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.